Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, të prirë nga kryetari Donjet Bislimi, kanë realizuar vizitë në Hagë, ku kanë takuar ish-kryetarin e PDK-së, z. Kadri Veseli.
Kryetari Bislimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka shkruar se “ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli”.
Bislimi lajmin e ka përcjellë me foto ku shihen edhe katër anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës dhe ka shkruar:
“Ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli. Emocionet ishin të mëdha, por krenaria edhe më e madhe!”.