Nipi i Gani Krasniqit: Librezen e partisë po e dorëzoj, Gashin dërgojeni në Prokurori

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Adriatik Krasniqi, nipi i ish-kandidatit të VV-së për deputet, njëherit ish-ushtar i UÇK-së, Gani Krasniqi, ka thënë se do të dorëzojë librezën e partisë, pas deklaratave që i bëri Shkëlzen Gashi, këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se përveç shkarkimit, Gashi duhet të dërgohet në prokurori dhe të merret në pyetje për deklaratat e tij.

Tutje ai ka thënë se do ta dorëzojë librezën e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e cilës ishte deri tani.

“Pas një deklarate të tmerrshme të Shkelzen Gashit kundër UÇK-së, unë anëtar i VV-së kërkoj jo vetëm shkarkimin e këshilltarit të Kurtit, por që të ftohet në prokurori dhe të merret në pyetje. Përndryshe, un do ta dorëzoj librezën e partisë sime”, ka thënë ai.

Pas kësaj, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti konfirmoi se e ka liruar nga detyra Gashin.

Të ngjashme