“Rinia për Vetëvendosjen” në Prishtinë shpërndan zarfe kundër Përparim Ramës

| 07 Dhj 2023 | 19:06 | Nga

“Rinia për Vetëvendosjen” ka organizuar një aktivitet me zarfe në Prishtinë.

Në këto zarfe janë mesazhe kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, drejtuar qytetarëve që tregohet se si ai e ka “transformuar” qytetin e Prishtinës.

Brenda zarfeve gjenden edhe disa fotografi që tregojnë disa zona të kryeqytetit me mbeturina.

Përmes letrës, “Rinia për Vetëvendosjen” ka ironizuar me kryetarin duke marrë për bazë situatat e krijuara me mbeturina dhe kolonat.

Të ngjashme