Ka rifilluar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, pas një ndërprerje për rreth 15 minuta.
Menjëherë pas golit që Polonia i shënoi Shqipërisë, tifozët shqiptarë në “Air Albania” nisën t’i gjuajnë futbollistët mysafirë me shishe, derisa këta të fundit po e festonin golin.
Në ndërkohë ka pasur thirrje të vazhdueshme për tifozët që të mos i përsërisin veprimet e tilla pasi do ta ndëshkojnë Kombëtaren.
Ajo që ndodhi në Air Albania s’do të kalojë pa u ndëshkuar nga UEFA.