Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor kanë qenë temat e diskutimit të mbajtur sot në Bruksel në një panel ku ka qenë i pranishëm edhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Mirsolav Lajcak.
Për një diskutim të tillë ka njoftuar në llogarinë e saj zyrtare, ambasadorja austriake në Bashkimin Evropian, Christina Kokkinakis.
“Ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajcak për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka njoftuar ajo.
Një njoftim të tillë e ka shpërndarë edhe vetë Lajçak duke treguar se në një diskutim të tillë ka marrë përkrahjen e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për rrugën që do të ndjek dhe për mandatin si emisar i Burkselit për dialogun.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak, raporton Gazeta Express.