Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi përmes një postimi në llogarin e tij në facebook ka bërë të ditur rregullimin e shtëpisë së pleqve. Ai ka kujtuar se si ishte dikur dhe si është tash pas rindërtimit të saj.
Postimi i plotë i Xhafer Gashit:
Shtëpia për të moshuar, siç e quajmë ne, një hapësirë e munguar deri tani.
Të moshuarit tashmë kanë hapësirën e mjaftueshme për takime e biseda. Në këtë objekt, përveç hapësirës për takime e pushim, ekziston edhe këndi i leximit. Po ashtu është edhe mjeku kujdestar i cili në periudha të caktuara, kujdeset për shëndetin e të moshuarve.