Rinumërimi ia shton edhe disa vota PDK-së në Dragash

Fushë-Kosovë | 26 Nën 2017 | 12:10 | Nga Valbona Bytyqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar rinumërimin e të gjitha votave në 34 vendvotime të Komunës së Dragashit.

Pas rinumërimit të votave ka rezultuar se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani ka 2 vota më shumë se sa në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja.

Pas rinumërimit, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4 117 vota, kurse Selim Kryeziu i LDK-së 2 807 vota.

Nëse i kalkulojmë votat që Shabani i kishte marrë në rezultatet preliminare rezulton që tash i ka 6 280.

Selim Kryeziu edhe pas rinumërimit i kanë mbetur 6 238 vota.

Ende pa u proceduar votat me kusht dhe ato me postë, diferenca në Dragash është 43 vota.

Rinumërohen 26 vendvotime, PDK thellon epërsinë në Dragash

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i votave nga 35 vendvotime për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit.

Nga 26 vendvotime të rinumëruara, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, e ka thelluar epërsinë në 898 vota ndaj Selim Kryeziut të LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani, Shabani ka 3 283 vota, kurse Kryeziu 2 385.

56 fletëvotime janë te pavlefshme dhe 1 fletëvotim i zbrazët.

Rinumërohen 18 vendvotime, PDK prin me 672 vota në Dragash (LIVE)

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 18 vendvotime nga 35 sa do të rinumërohen nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit.

Ekipi i Ekonomia Online raporton se Shaban Shabani i PDK-së ka 2068 vota kurse Selim Kryeziu i LDK-së 1396; pra diferenca është 672 vota.

42 fletëvotime kanë dalë të pavlefshme dhe 1 e zbrazët.

PDK po prin në rinumërimin për Dragash

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit.

Në rinumërimin e 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit, po prin kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, i cili deri tash ka marrë 1590 vota, ndërsa, kundër kandidati i tij nga LDK, ka marrë Selim Kryeziu ka marrë 1131.

Rinumërimi po vazhdon.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka, duke e ndjekur nga afër rrjedhën e procesit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e balotazhit me 100% të votave të procesuara, Shaban Shabani, kishte marrë 50.16% të votave, ndërsa Selim Kryeziut kishte marrë 49.84% të votave.

Të ngjashme