Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar edhe dje rinumërimi i votave.
Rreth 200 vendvotime janë rinumëruar ndërsa kanë mbetur edhe pak më shumë se 100 për t’u përmbyllur rinumërimi.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për EkonomiaOnline, se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së.
Votat e rinumëruara janë të rajoneve të ndryshme ndërsa ende nuk dihet se a ka pasur mospërputhje të mëdha të rezultateve apo jo.
Tri parti politike kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.