Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot ka vazhduar rinumërimi i vendvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Ekonomia Online se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 65 vendvotime.
“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%. Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë ai.