Rinumërohen votat, Meliza Haradinaj-Stublla dështon të bëhet deputete

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Haradinaj-Stublla  s’ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur deputete si kandidate e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo pas rinumërimit të votave me kusht, atyre me postë, dhe shtatë kutive të rinumëruara më parë në QNR, vendim ky që u mor pas publikimit të audio-incizimit nga mediat. Video ngrit dyshime për blerje të votave nga ana e Dardan Stubllës, bashkëshortit të Melizës.

Pretendime këto që i patën ngritur edhe dy kandidatet për deputete të AAK-së, Albana Bytyqi dhe Florentina Gjergjaj.Ato dyshonin se votat u manipuluan në favor të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila edhe sipas rezultateve të shpallura nga KQZ e kishte fituar postin e deputetes.Por, pas rinumërimit del Meliza Haradinaj-Stublla, nga votat e rinumëruara deri më tani, më nuk është deputete, por këtë vend po e merr Albana Bytyqi.

Në QNR tashmë ka filluar rinumërimi edhe i 134 kutive të tjera.Ndryshe, Meliza Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK, si dhe është larguar nga posti i ministres së Punëve të Jashtme.Në letrën e dorëheqjes, ajo ka drejtuar akuza edhe ndaj drejtuesve të AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme