Rio de Janeiro ka kthyer “Sambadromen” e famshëm për karnavale, në një vend për të bërë vaksinim për COVID-19.
Normalisht Sambadrome i Rio de Janeiros në këtë kohë do të ishte duke u përgatitur për karnavalin që çdo vit mbledhë mijëra adhurues.
“Ky vend zakonisht është vend i kënaqësisë. Sot po ashtu është pasi po ushtrojmë një akt të shtetësisë dhe po hapim Sambadromen për vaksinim”, ka thënë Paulo Roberto Machado 68-vjeçar, një infermier dhe profesor në Universitetin Veiga de Almeida.
Kryebashkiaku i Rio’s, Eduardo Paes, ka vendosur që zyrtarisht të pezullojë karnavalin dhe ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që injorojnë rregullat dhe tentojnë privatisht të organizojnë parada e festa nëpër rrugë.
Përkundër mungesës së atmosferës së karnavalit, procesi i vaksinimit prapë ka arritur të sjellë pak argëtim.
Wilma Ferreira Neves, një grua 91-vjeçare që ka marrë vaksinën të shtunën, qau pasi e mori atë.
“Kam pritur aq gjatë për këtë moment, për të gjithë, jo vetëm për mua, për gjithë njerëzimin”, ka thënë ajo.
Gjitha 33 rajonet e Rio de Janeiros janë klasifikuar zona të rrezikut të lartë nga infeksioni me COVID-19.
Rio de Janeiro ka regjistruar mbi 17.600 të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë se në çdo qytet tjetër në Brazil.