Plani Franko-Gjerman është një lëvizje e voooogël nga vendi. Çdo levizje sado e vogël duhet parë me optimizëm.
Por assesi nuk është ajo që duhet të na kënaqë. Pa njohje nuk ka marrëveshje. Ka vetëm shtyrje të zgjidhjes së problemeve për më vonë.
A duhet konsideruar Kosova këtë seriozisht? – Po sigurisht.
Por a duhet të jetë e kënaqur? – Assesi.
A duhet Kosova të jetë më agresive dhe të ofroj opsione të veta? Patjetër.
Tanimë e kam të njohur qëndrimin se ripërcaktimi i kufijve është opsioni më I mirë i mundshëm.
Më mirë tash, se sa pas disa vjetësh, në rrethana ndoshta edhe më të pafavorshme.
Por për këtë duhen liderë të guximshëm dhe vizionarë, të cilët fatkeqësisht sot nuk i kemi.