Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht kryetarja e këtij Komisioni Rrezarta Krasniqi ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.
Më pas Time Kadriaj nga AAK-ja, tha se buxheti është politik, dhe kanë kundërshtime.