Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses rishikimi i tretë i programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kjo u bë e ditur sot gjatë konferencës së përbashkët që patën ministri i Financave, Avdullah Hoti; guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza; dhe përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, pas kthimit të delegacionit të Kosovës nga takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington.
Hoti tha se pret që ta përfundojnë me sukses edhe rishikimin e katërt të programit me FMN-n pas plotësimit të dy kushteve që duhet të plotësohen nga ana e qeverisë së Kosovës, që jnë riklasifikimi i Veteranëve të luftës dhe amandamentimi i ligjit për invalidët e luftës.
“Më lejoni t’ju informoj për 3 çështje që kemi biseduar me fondin, siç e dini ne kemi përfunduar rishqyrtimin dytë dhe të tretë sa i përket bilancit bankar, deficitit buxhetor dhe çështjeve tjera në program dhe kjo është arritur në saje të përformancës së mirë që kemi pasur.Ne presim që edhe rishikimin e katërt ta përfundojmë me sukses gjate verës që në javën 2 kushte si riklasifikimini i veteranëve dhe është kusht që duhet të kryhet deri në fund të majit si dhe amandamentimin e ligjit për invalidët e luftës” ka thënë Hoti.
Si çështje tjetër që është diskutuar me FMN-në ka qenë edhe pakoja e re fiskale dy për të cilën Hoti tha se në shumicën e pikave janë dakorduar me FMN-në.
Përvec takimit me FMN ministri njoftoi se kanë pasur takime edhe me Bankën Botërore ku parashihet një mbështetje financiare nga Banka Botërore për pesë vitet e ardhme në vlerë prej 240 milionë euro.
Ministri Hoti ka thënë se Banka Botërore është e gatshme të mbështes edhe projektin e Kosovës për “Kosovën C”, projekt që është shumë i rëndësishëm për Kosovën ka thënë ai.
Sa i përket procesit të riklasifikimit të veteranëve nuk sheh ndonjë vështirësi në këtë proces.
Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamzaka thënë se si rezultat i përmbushjes së kritereve është përmbushur me sukses rishqyrtimi i tretë i programit.
“Si rezultat i përmbushjes së kritereve është përmbyllur me sukses rishqyrtimi i tretë i programit. Nëse i referohemi sektorit financiar kreditë joperformuese janë në nivelin më të ulët historik në 4.5%, po ashtu edhe normat e interesit janë në nivel të barabartë me vendet e rajonit”, ka thënë Hamza.
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen, tha se sa i përket pakos së dytë fiskale në përgjithësi kanë pasur diskutime të mira me qeverinë.
“Sa i përket pakos fiskale kemi pasur diskutime shumë të mira për masat si pjesë e pakos fiskale dhe sa i përket anës tonë ne pajtohemi me autoritetet për objektivat për të zhvilluar ekonominë e një vendi, një numër i madh i masave janë të natyrës administrative që ndihmojnë efikasitetin e mbledhjes së tatimeve. Sa i përket masës për lirime nga tatimi që do të ketë një ndikon në të hyra. Sa i përket masës së dytë për zbritjen e TVSH në parim fondi i këshillon vendet anëtare që të mbajnë një shkallë të unifikuar të trajtimit. Sa i përket masës së tretë për pushimeve tatimore për një arsye këto pushime shihen se mund do të abuzohet me to. Kjo masë zakonisht nuk i sjellë efektet e dëshiruara por në përgjithësi kemi pasur bisedime të mira” ka thënë ai.
FMN: Deri në fund të muajit maj të përfundojë procesin e riklasifikimit të veteranëve
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që deri në fund të muajit maj të përfundojë procesin e riklasifikimit të veteranëve dhe invalidëve të luftës.
“Riklasifikimi i veteranëve është kusht që duhet kryhet deri në fund të majit, si dhe amendamentimi i Ligjit për Invalidët e Luftës së UÇK-së”, ka thënë Hoti.
Edhe shefi i FMN-së për Kosovë, Ruud Vermeulen, tha se klasifikimi i veteranëve duhet të kompletohet sa më shpejt.
Në këtë konferencë u bë e ditur se Kosova ka përmbyllur me sukses rishikimin e tretë të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.