Rishpallet konkursi në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Natasha Radiq nuk i plotëson kushtet

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 11:32 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i 176-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës në të cilin në mesin e shumë vendimeve të marra ishte edhe rishpallja e konkursit për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pasi prokuroja Natasha Radiq nuk i plotëson kushtet, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u aprovua edhe plani i punës për vitin 2020 me disa nga objektivat.

Aty u mor vendim që prokuroja Sahide Sefaj të transferohet në departamentin e krimeve të rënda nga ai i përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren. Poshashtu u vendos që Ardita Zeqiraj të transferohet në departamentin e krimeve të përgjithshme në atë të rënda, nga Prokuroria në Pejë të kaloj në Gjakovë.

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, paraqiti disa nga objektivat për vitin 2020.

“Objektivat kryesore, fuqizimin i strukturës ligjore, llogaridhënia dhe kontrolli i punës së prokurorëve, fuqizimi i integritetit të prokurorëve, fuqizimi i mëtejmë të rekrutimit të prokurorëve, avancimi i sistemit të disiplinimit, transparenca dhe komunikimi me publikun dhe mediet, bashkëpunimi me institucionet vendore, me partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët, sigurimi i infrastrukturës të nevojshme dhe adekuate, trajtimi j rasteve të bartura, këto janë disa nga objektivat, ndërsa në planin e punës i kemi objektivat e sekretariatit”, tha ai, raporton EO.

Kryesuesi i Komisionit për çështje normative, Zejnullah Gashi, propozoi që planit të punës t’i shtohet edhe një draft.

“Vlerësojmë lartë planin e punës për vitin 2020, ne do të hartojmë edhe planin e punës brenda komisioneve përkatëse në kuadër të konceptit sa i përket rregulloreve, disa prej tyre janë të miratuara si drafte. Dua të paraqes një draft-rregullore për vitin2020, draft-rregullorja për paraqitjen e të dhënave për mbrojtjen e viktimave dhe nga mesi i marsit do të jetë para këshillit, propozoj të futet në planin 2020”.

Ai prezantoi rregulloren e hartuar nga komisioni për çështje normative.

“Kjo rregullore është rregullorja e parë për trajnime në KPK, komisioni ka mbajtur disa takime është mbajtur një formë e dëgjimit publik, komisioni ka bashkëpunuar me pjesëtarët e njësitit të KPK dhe me pjesëtarët e policisë. Në takimin e fundit ë dëgjimit publik propozimet e përfaqësuesve të BE-së shumica nga to janë inkorporuar në rregullore. Kjo rregullore ka 4 kapituj, konsiderojmë që kjo rregullore përfshinë fushën e trajnimeve profesionale në kuadër të KPK-së dhe u jep mundësi profilizimin e prokurorëve, andaj propozoj të miratohet”, tha ai, raporton EO.

Kryeprokurori i Shtetit ,Aleksandër Lumezi, tha se përmes kësaj prokurorët që e ndinë vetën të paaftë për një lëndë të caktuar mund të kërkojnë trajnim vullnetarë.

“Në nenin 3, nënkuptohet trajnimi i cili duhet të përmbushet sipas kërkesës së KPK-së dhe kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse, nëse është vullnetarë trajnimi atëherë ka mundësi që prokurorët që e ndinë vetën të paaftë për një lëndë të caktuar mund të kërkojnë trajnim vullnetarë, besoj që është në rregull, përpos KPK-së mundet edhe kryeprokurori me kërku trajnim të detyrueshëm”

Pas një debati u miratua rregullorja nr 01/2020 për trajnime dhe zhvillim profesional në sistemin prokurorial të Kosovës .

“Në dhjetor të vitit të kaluar është hapur konkursi, në Prizren në Pejë dhe Mitrovicë, komisioni i ka shqyrtuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe gjatë shqyrtimeve kanë gjetur se kandidatja që ka kandiduar nga Prokurore e Përgjithshme në atë të krimeve të renda, Natasha Radiq në Mitrovicë  nuk i plotëson kushtet, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Sahide Sefaj është vlerësuar me 96 pika dhe i rekomandojmë që nga departamenti i përgjithshëm në atë të krimeve të rënda në Prizren”, tha Lumezi, raporton EO.

“Ardita Beqiraj  ka konkurruar nga departamenti i përgjithshëm në atë të krimeve të rënda në Pejë është vlerësuar  84 pikë dhe e njëjta të transferohet nga Prokuroria Themelore në Pejë për në Gjakovë për një periudhë 2 vjeçare”.

Ndërkaq kryesuesi Bahri Hyseni, tha se duhet te rishpallet konkursi ne Mitrovicë.

“Në Mitrovicë propozojmë që ta rishpallim konkursin edhe për 15 ditë, pasi nuk janë plotësuar kushtet. Sahide Sefaj nga data 1 shkurt kalon në departamentin e krimeve të e rënda dhe lëndët sa i ka në departament të përgjithshëm të merret me to. Ardita Zeqiraj nga data 1 kalon në departamentin e krimeve të rënda dhe transferohet. Kërkoj nga këshilli për shpalljen e konkursit publik për në Mitrovicë”, tha Hyseni, raporton EO.

Të ngjashme