Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me këngëtaren me famë botërore, Rita Orën, duke falenderuar për prezencën e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm për Kosovën.
“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha kryeministri Haradinaj.
Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri Haradinaj pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës dhe i uroi shëndet.
Ylli botëror, Rita Ora, e cila në takim shoqërohej nga prindërit e saj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që ia bëri.