Rita me fjalë të mëdha për Dafinën e Taynan

| 13 Gus 2019 | 19:43 | Nga

Dueti mes Taynas dhe Dafina Zeqirit ka marrë vëmendjen edhe të Rita Orës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka promovuar dy artistet kosovare përmes InstaStory ku është shprehur:

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq te mira? E dua vendin nga vij. Dhe poashtu me pelqen së pari femra që marrin kontrolin e vetes duke qene vetevetja dhe duke inspiruar. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave që është në rregull të jenë të lira dhe seksi në të njejtën kohë”, ka shkruar Ora.

Duket se suksesi i “Bye bye” ka impresionuar edhe Ritën e cila pa komplekse është treguar përkrahese përmes platformave të saj me miliona ndjekës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme