Rita në gjendje jo të mirë shëndetësore, fansat nuk e mirëkuptojnë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Fansat e shumtë të Rita Orës u mërzitën shumë me këngëtaren, pasi ajo anuloi performancën fundjavën që lamë pas për arsye shëndetësore.

Në një video të postuar në Twitter, Rita shfaqet në shtrat dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke u shprehur se është detyruar ta anullojë koncertin, pasi doktorët i kanë rekomanduar të pushojë.

Këngëtarja ka kërkuar ndjesë për këtë gjë dhe ka premtuar se do të rikthehet shpejt.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet jo të mira të fansave, të cilët kanë blerë biletat dhe kanë anuluar çdo gjë për të qenë në koncertin e Rita Orës. Por diçka tjetër që nxiti zemërimin e tyre, ishte fakti se Rita një ditë më parë ka qenë duke festuar me miqtë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme