Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora bashkë me nënën e saj Vera Ora i janë bashkuar fushatës institucioneve kosovare të drejtësisë për raportim të dhunës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video të cilën e ka publikuar në Facebook.
Kosova ditë më parë hapi fushatën globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”.