Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këtë javë mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën.
Pasi qëndroi në New York për disa ditë, 30-vjeçarja është kthyer sërish në Los Angeles të Kalifornisë për projektet e saj të radhës.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga kryeqytetit kalifornian, ndërsa duket e mrekullueshme në ngjyrën e kuqe.
E veshur me një fustan të gjatë dhe të kuq, Rita dukej më se tërheqëse në këto fotografi, ndërsa i buzëqeshte kamerës.
Në një prej imazheve, ajo mund të shihet e kthyer nga mbrapa, ndërsa fustani i hollë vë në dukje të pasmet e saj dhe në përgjithësi vijën trupore të laakmueshme nga çdo femër.
Rita ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar ku do të bëhet pjesë e jurisë së spektakli “The Masked Singer”, teksa më 30 shtator do të jetë në majë të Kullës Eiffel për një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.
Është përfolur gjithashtu se në fund të vitit ajo mund të niset sërish për në Australi, për t’u bërë pjesë e sezonit të dytë të spektakli “The Voice Australia”. /Telegrafi