Rita Ora do të jetë e ftuar speciale sivjet në një nga netët e Eurovisionit që do të mbahet në Britani të Madhe.
Ajo do të performojë një potpuri hitesh të saj më të mëdha në festivalin evropian, shkruan BBC.
Artstja, Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool.
Duke folur për Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpoolit dhe Ukrainës përmes muzikës”.
Këtë konkurs pritet që të përcjellin rreth 160 milionë njerëz nga gjithë bota, duke e bërë në një nga spektaklet më të ndjekura.