Ajo ka bërë sfilatën e saj nëpër rrugët e New York-ut derisa ndodhet në pushime.
Dhe Rita Ora shfaqi sensin unik të modës të shtunën me një xhaketë të gjelbër të gjatë dhe pantallona të veshura me stil të viteve ’90.
Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej në formë të mirë e cila njëherësh po shfaqte një ‘look’ të guximshëm shumëngjyrësh.
Ylli dukej mjaft fashioniste me një palë sandale të zeza të kombinuara me të bardha e me një palë syze të zeza.
Ajo kishte të veshur një palë pantallona sportive të kuq, portokalli e të bardhë me një triko të bardhë.
Biondja kishte kapur flokët, gjersa po mbante një buzëkuq nudo në buzët e saj.
Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, artistja është në Big Apple për Javën e Modës në New York.
Të mërkurën, ajo është parë duke hipur në një aeroplan privat në Van Nuys, Kaliforni me Kristen Stewart dhe Ashley Benson.
Këngëtarja nga Kosova gjithashtu është shpërblyer me çmimin “Ikona e Stilit” në Javën e Modës në New York. /Telegrafi