Ajo i mahniti të gjithë me disa paraqitje tërheqëse në tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Venecia këtë muaj.
Por të dielën, Rita Ora u shfaq në rrugët e New Yorkut gjatë Javës së Modës në këtë qytet, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptare mahniti me një pamje provokuese, gjersa u pa duke e kaluar natën jashtë në qytetin i cili aktualisht është mikpritës i elitës së stilit.
Rita i la pak vend imagjinatës teksa shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në palestër në një mini fustan të tejdukshëm me material dantelle.
Sutjenat e saj të zinj dhe pantallonat e ngjashme ishin të ekspozuara në materialin transparent me ngjyrë të verdhë.
Pavarësisht se ishte natë, Rita i shtoi më tepër elegancë pamjes së saj mbresëlënëse duke vënë një palë syze të errëta.
Ajo dukej e kënaqur që ishte në qytet për Javën e Modës, duke buzëqeshur ndërsa po shkonte drejt veturës së saj.
Rita ka kaluar dy javët e fundit në Itali, duke marrë pjesë në DVF Awards gjatë Festivalit të Filmit në Venecia së bashku me një sërë eventesh tjera të organizuara nën patronatin e festivalit.
Këngëtarja ka shijuar kohën e saj të lirë pas disa javësh të ngarkuara, e cila ka përfshirë pjesëmarrjen në “The Voice Australia” si anëtare e jurisë si dhe promovimin e albumit të saj “You & I” në mbarë botën.
Kjo vjen pak kohë pasi Rita zbuloi gjatë një interviste shpresat e saj për të krijuar një familje me bashkëshortin Taika Waititi, pasi ata u martuan në vitin 2022, tha se do të donte të kishte fëmijë gjatë një episodi të “Running Wild With: The Challenge”.
Rita tha më saktësisht në emisionin që transmetohet në National Geographic: “Unë do të doja të kisha fëmijë sigurisht kur të jetë koha e duhur. Gishtat e kryqëzuar”.