Rita Ora merr gjithë vëmendjen në pistën e “Prada” gjatë Javës së Modës në Milano

Prishtinë | 26 Sht 2025 | 21:53 | Nga Ekonomia Online


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi të gjithë vëmendjen në sfilatën e “Prada” në kuadër të Javës së Modës në Milano, duke kombinuar stilin elegant me prezencën karizmatike. Veshur me një fustan blu me jakë strukturuar, çorape gri, taka të zeza dhe syze dielli, Rita kompletoi look-un me një çantë chic të markës “Prada”.

Shfaqja e saj vjen pak ditë pas publikimit të klipit të këngës së saj më të re, “All Natural”, të realizuar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, duke treguar sërish kombinimin perfekt mes muzikës dhe stilit unik.

Rita Ora vazhdon të jetë një nga ikonat më të ndjekura të muzikës dhe modës globale, duke sjellë energji, eksperimentim dhe elegancë në çdo paraqitje.

Të ngjashme