Ajo shpesh hyn në aventura të çuditshme dhe me plotë make-up, megjithatë, ngjyra e bardhë e flokëve e bëjnë femër me klas.
Por, Rita Ora është e bukur edhe gjatë ditëve rutinore e pa kuruar dhe këtë e dëshmoi kur e ëma, Vera Sahatçiu i publikoi një fotografi të vjetër në rrjetet sociale.
Bukuroshja 28-vjeçare u shfaq pa make-up dhe me flokët kaçurrele gjersa ishte në krah të kushëririt, Artit.
Kjo ka bërë që të merr edhe kritika pozitive si dhe të lavdërohet këngëtarja e hitit “Anywhere”.
Ndërkohë, ajo për mediat e huaja ka pohuar se ndihet mirë kur kohë pas kohe vishet në mënyrë të çuditshme.
“Për shkak se disa njerëz mendojnë se jam e çmendur me disa veshje të çuditshme, dua të them se ato më japin energji përgjatë një pjese të ditës”, tha biondina.
Ndryshe, ajo ka paralajmëruar edhe një numër të madh të koncerteve anembanë botë me rastin e promovimit të albumit muzikor.
https://www.instagram.com/p/BrNK8DSn4BU/
https://www.instagram.com/p/Bq_bxiMnPRH/
https://www.instagram.com/p/Bq5pIMBn3DV/
https://www.instagram.com/p/BqcK6TtnBdA/