Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë edhe kësaj here vëmendje me dukjen e saj me plot stil, teksa kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe. Me disa fotografi të publikuara në rrjetin e saj social në Instagram, 33-vjeçarja e quante vetën “Mbretëreshë e Zemrës”, transmeton Ekonomia Online.
Me tri veshje të ndryshme, por me të njëjtën ngjyrë, Rita kishte marrë poza joshëse derisa me buzëqeshjen simpatike dukej për mrekulli e që hijeshinë më shumë ia shtonin aksesorët.
Artistja e hitit ‘Anywhere’, flokët e saj bionde iu kishte dhënë volum, ndërsa dukjen e kishte perfeksionuar me makijazh të lehtë. Krejt në fund, Rita mbante një palë syze me ngjyrë po të kuqe dhe një palë take.
Ndryshe, Rita Ora, po vazhdon të jetë e angazhuar me projekte të reja muzikore, i fundit i saj mbetet ‘Ask and You Shall Receive’.