Rita Ora pozon ”topless” për Revistën “Love”, ekspozon pa druajtje gjoksin dhe linjat trupore

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja 29 vjeçare, Rita Ora ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistës “Love”.

Ajo ka realizuar disa fotografi provokuese për këtë revistë, duke pozuar ‘topless’ dhe vënë në pah gjoksin atraktiv të saj, shkruan The Sun.

Në një nga imazhet, këngëtarja shqiptare u shfaq në pishinë, ndërsa ekspozonte gjoksin pa modesti.

“Muzika ime është ajo që është, dhe bën atë që bën – për fat të mirë – dhe kurrë nuk jam dashur të tregoj atë anë të vetvetes në mënyrë profesionale – në fakt unë e kam fshehur qëllimisht”, ka rrëfyer Rita në intervistën për këtë revistë.

Numri i ri i kësaj reviste do të dalë në shitje që nga 3 shkurti.

Rita Ora përndryshe ka dyfishuar pasurinë e saj gjatë vitit të kaluar, në vlerë mbi 10 milionë funte.

Shifrat e reja për këngëtaren me mendje biznesi zbulojnë se në hapësirën prej 12 muajsh, fitimet e saj u dyfishuan nga 4.9 milionë në 10.2 milion funte.

Ajo i ka dyfishuar këto fitime falë muzikës, marrëveshjeve me reklamav dhe investimeve në pronë.

Vitin e kaluar u zbulua se ajo kishte blerë një rezidencë në vlerë 1.5 milion funte për prindërit e saj në Kosovën e tyre amtare.

Ajo pritet që së shpejti të publikojë për fansat muzikë të re këtë vit, pas suksesit të albumit të saj “Phoenix”, të cilin e publikoi gjatë vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme