Tani ka nisur karrierën muzikore, por më të po i vijnë edhe sukseset e para. Përpos takimit me aktoren e njohur amerikane, Joely Fisher, Durim Morina, këngëtari nga Kosova por që jeton në Amerikë, është takuar edhe me Rita Orën.
Ai ka hedhur një fotografi bashkë me Ritën me të cilën qëndroi në Manhattan, New York.
Sipas shkrimit të lënë ai ka thënë se Rita i ka premtuar atij që do t’i qëndrojë gjithmonë pranë dhe se do t’i ndihmojë në karrierë. E se a mund të ndodh që të ketë duet mes tyre, kjo mbetet të shihet.