Rivaldo: Ja kush e ka merituar Topin e Artë

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:22 | Nga Ekonomia Online
Ish fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, Rivaldo, e ka cilësuar të padrejtë garën për Topin e Artë, ku Luka Modric fitoi këtë trofe, duke mposhtur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin.
Për Rivaldon, Cristiano Ronaldo e ka merituar Topin e Artë, ndërsa Messi ka merituar të jetë në top treshe në renditje.

Revista France Football, të hënën i ka dhuruar Topin e Artë mesfushorit Luka Modric, i cili lë pas Cristiano Ronaldon, ndërsa Lionel Messi u rendit vetëm i pesti.

“Luka Modric pati një vit të shkëlqyer duke fituar Ligën e Kampionëve e duke arritur deri në finale të Kupës së Botës, por vota ime për Topin e Artë do të shkonte për Ronaldon”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ronaldo dhe Messi kanë pasur performanca të shkëlqyera, kanë qenë vendimtar për skuadrat e tyre, dhe nuk ka pasur arsye të ndryshohet trendi”.

Rivaldo ka shtuar se Messi ka merituar të jetë në mesin e tre më të mirëve në garën për Topin e Artë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme