Franca mposht Rusinë dhe shpallet kampione olimpike në volejboll

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Franca ka arritur të rrëmbejë edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Gjelat” triumfuan 3:2 në sete ndaj Komitetit Olimpik të Rusisë në finalen e volejbollit në Lojërat Olimpike të Tokyos.

Franca e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke i fituar dy setat e parë (25:23, 25:17) dhe dukej se ndeshja do të përfundonte herët.

Por, kështu nuk mendoi ekipi olimpik i Rusisë që arriti të fitonte dy setat vijues (21:25, 21:25) për ta dërguar ndeshjen në tie-break.

Edhe pse e nisën keq, Franca arriti të rikthehej dhe ta fitonte setin e fundit 15:12 për t’u shpallur kampion olimpik në volejboll.

Të ngjashme