Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë në seancën ku po diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor, se nuk ka asgjë për të fshehur, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se e kupton shqetësimin e opozitës që të mos hetohen edhe 16 vjetët e kaluara sa i përket energjisë.
“U tha që 6 muaj nuk mjaftojnë, sa i përket veprimeve dhe mosveprimeve tona do të çmontohen akuzat tuaja brenda dy ore. E 6 muajt tjerë i keni me u marrë me 16 vjetët tjera”, ka thënë ajo.