Rizvanolli: Jemi duke punuar ta zgjidhim çështjen e mospagesës së rrymës në veri të Kosovës

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur para deputetëve në seancën që po mbahet për rritjen e çmimit të energjisë tha se subvencioni i qeverisë ia ul profitin KEDS e KESCO. Ajo poashtu tha se janë duke punuar për të gjetur zgjidhje për mospagesën e rrymës në veri.

“Ne kemi ofruar 75 milionë euro subvencion që i bie pak më shumë se gjysma e kërkesës së bërë nga ZRrE-ja. Asnjë cent i subvencionit nuk shkon në xhepat e KEDS e KESCO. Duke bërë subvencionin KEDS dhe KESCO-s i ulet profiti sepse nga subvencioni s’mund të kenë fitim”, tha ajo.

Rizvanolli tha se janë duke punuar që ta zgjidhin çështjen e mospagesës së rrymës në veri.

“Për pagesën në veri jemi duke u mundur që ta zgjidhim çështjen përkundër një marrëveshje jo shumë të mirë që na keni lënë”, tha ajo.

Ajo tha poashtu se qeveria nuk propozon e as nuk miraton tarifat e bordit të ZRrE-së.

“Qeveria as nuk propozon as nuk miraton as tarifat e as raportet e as vendimet e bordit të ZRrE-së, i cili është institucion i pavarur. Komentet do t’i adresojmë siç parashihet me ligj dhe ju ftojmë edhe juve për komentet që i keni. Përmes instrumenteve që i kemi, do të ju dalim në ndihmë qytetarëve sidomos atyre që e racionalizojmë rrymën”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme