Rizvanolli: LVV nuk ka lidhje me kompanitë që tregtojnë energji elektrike

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar në seancë plenare pasi u përmend se i ish –drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi ishte akuzuar në kohën sa ishte ajo ministre, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se LVV nuk ka lidhje me kompanitë për energji elektrike dhe se Krasniqi nuk është i akuzuar se ka vjedhur para.

Rizvanolli madje pati pyetje për opozitën.

“Krasniqi nuk është i akuzuar se ka vjedhur para. Dëmi i cili pretendohet nga Prokuroria në rastin e kontratës së njësisë PAP është për, pretendohet për, për fitime të humbura, të cilat nuk janë angazhuar ndaj saj jo për vjedhje. Kjo, duke qenë se është një çështje që flitet shumë publikisht dhe aktakuza e të gjitha informacionet janë publike, mendoj që është mirë që të jemi të qartë kur flasim se për çfarë jemi duke folur. Ndërsa gjykimin sigurisht e bën dikush tjetër. Të vërteta shumë u thanë dhe janë thënë shpesh në lidhje me pretendimet për lidhjet e qeverisë ose Lëvizjes Vetëvendosje ose secilit zyrtar me kompanitë që tregtojnë energji. Nuk ka asnjë lidhje në mes kompanive që kanë tregtuar energji gjatë viteve të fundit dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje apo të qeverisë. Këto janë komplet të pabaza. Mirëpo, meqë e përmendët kompaninë e cila ka tregtuar energji gjatë viteve të fundit, unë e kam një pyetje për ju: Çka ndodhi që e ndalët këtë temë para disa muajve? A ka ndodhë ndonjë tender i ri dhe e ka fitu kompaninë, këtë kontratë dikush tjetër tash?”, tha ajo.

Të ngjashme