Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, hodhi poshtë deklaratat se KESCO e blen energjinë më lirë dhe e shet atë në treg të lirë, raporton Ekonomia Online.
“Në veri të Ibrit energjia elektrike nuk është paguar 24 vjet. Tani paguhet. Qytetarët që furnizohen nga KESKO, përfitojnë nga energjia e KEK-ut.
Të tjerët nuk përfitojnë, ndërsa nga energjia që vjen nga burimet vendore, nga burimet e ripërtëritshme, janë të obliguar nga ligji t’i blejnë.
Nuk është e saktë që KESCO do ta blejë energjinë me 30 euro e do ta shesë në treg të lirë. Të gjithë furnizuesit tregtarë kanë qasje në energjinë shtesë të KEK-ut”, shtoi ajo.
