Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj pretendimeve se Kosova ka importuar energji nga kompania EFT e Vuk Hamoviqit gjatë 28 Nëntorit.
Ajo i ka cilësuar këto raportime si gënjeshtra që synojnë të “helmojnë festën” dhe të përdoren për sulme politike ndaj Qeverisë.
Sipas saj, analizat e KOSTT-it tregojnë qartë se “nuk ka asnjë fakt që qoftë edhe një MWh i vetëm i konsumuar në Kosovë është blerë ose bartur nga EFT”.
Ministrja bëri thirrje që të ndalet dezinformimi dhe të mos përdoret data e shenjtë e Pavarësisë për përfitime politike.