Rizvanolli takon të rejat që po e kryejnë praktikën në Ministrinë e Ekonomisë

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar sot 6 vajzat e reja të cilat po e kryejnë praktikën në Ministrinë e Ekonomisë.

Ajo ka theksuar se Adelina, Albana, Elita, Fitorja, Gëzimja dhe Jetesa janë ndër 15 të rinjtë që po kryejnë praktikën në ME në kuadër të skemës “Praktikë në Qeveri” të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përmes bashkëpunimit me USAID-in.

“Ishte kënaqësi që së bashku me këshilltaret e kabinetit tim dhe Sekretaren Leonita Shabani Mullarama përgjatë një pushimi kafeje të këmbejmë përvoja e të bisedojmë për kontributin që ato po japin në departamente të ndryshme të ministrisë e planet e tyre të karrierës”, ka pohuar Rizvanolli.

“Të rinjtë që po e kryejnë praktikën në Ministrinë e Ekonomisë kanë profesione të ndryshme, si; Inxhinieri Mekanike dhe Kompjuterike, Banka Financa dhe Kontabilitet, Marketing dhe Menaxhim Biznesi, Inxhinieri e Mjedisit, Administrim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Matematikë Financiare, Arkitekturë, Menaxhment dhe Informatikë, Kimi Analitike dhe Mjedisore, Biznes dhe Financa dhe Menaxhim i Pasurive të Paluajtshme si dhe Sistemet e Energjisë të Ripërtëritshme dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Ministres së Ekonomisë.

Të ngjashme