Arjen Robben do ta humbë fillimin e sezonit në Bundesligë.
Klubi i Bayern Munichut e ka konfirmuar se Arjen Robben do të mungojë për gjashtë javë.
Holandezi e pësoi një lëndim në miqësoren ndaj Lippstadt, të cilën Bayerni e fitoi 4:3.
Dhe, testet mjekësore mëngjesin e së dielës e konfirmuan se ai është lënduar në ijë dhe do të mbetet jashtë fushave përafërsisht 1 muaj e gjysmë.
Robben nuk po arrin assesi t’i mënjanojë lëndimet, të cilat po e përcjellin vazhdimisht.