Mesfushori holandez, Arjen Robben, ka lënë të nënkuptohet se mund t’i rikthehet futbollit.
Por ai e ka përjashtuar mundësinë që të luajë përsëri për Bayern Munich, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ikona holandeze qe u pensionua në fund të sezonit të kaluar ka qenë duke u stërvitur me gjigantët bavarëze këtë javë, por ai ka thënë se nuk ka shans që të luajë përsëri për klubin në fjalë.