39 qytetarë të Kosovës janë kthyer nga Stambolli dhe po mbahen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Në mesin e personave të vendosur në karantinë është edhe këngëtari Robert Berisha, i cili tregoi se gjendja e konvikteve është e tmerrshme, raporton rtv21.
Berisha tha se në mesin e personave që janë në karantinë janë edhe disa persona që sapo janë operuar. Berisha adresoi kritika të shumta ndaj ministrit Abdixhiku.