Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga dita e hënë (27 shtator) të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatojnë masat e reja kufizuese.
Sipas tij, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.
Ky vendim i tij duket se është pritur mirë nga një pjesë e madhe e qytetarëve e po ashtu edhe nga figurat publike.
Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë këngëtari e prezantuesi i njohur, Robert Berisha.
Ky i fundit ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhje masat e reja që pritet të merren ditëve në vijim.