Robert Berisha tregon pse s’do të futej kurrë në shtëpinë e famshme

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

E kanë ftuar, por s’ka pranuar të shkojë. Kështu ka treguar këngëtari dhe moderatori Robert Berisha në një intervistë për emisionin “Pikë”.

Arsyeja e refuzimit të tij ishte e fortë:

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”- u shpreh Roberti

Madje, ai preku dhe temën më të nxehtë të momentit, për pagesën që u bëhet banorëve të realityshow-t për qëndrimin në shtëpi.

Roberti u shpreh se askush nuk paguhet për të qëndruar aty brenda, madje ai dyshon se banori fitues vështirë të marrë edhe çmimin e madh, ashtu sikurse thuhet.

Përsa i përket jetës sentimentale, duket se gjithçka është në qetësi. Ai vazhdon të takohet me Norën jo vetëm për hir të së bijës, por edhe për hir të respektit e shoqërisë që kanë për njëri-tjetrin.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”- është shprehur ai më herët kur është pyetur për ish-partneren.

Të ngjashme