Robert De Niro i ndalon Trumpit hyrjen në restorantet e tij

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:36 | Nga

Aktori Robert De Niro ka thënë se presidenti amerikan Donal Trump e ka të ndaluar që të hajë në njërin nga restorantet luksozeve të zinxhir Nobu, në më shumë se 30 lokacione në vende të ndryshme të botës.

Në një intervistë me Daily Mail, De Niro ka thënë se ai asnjëherë nuk do të lejonte Trumpin në njërin nga restorantet në të cilat ai është bashkëpronar.

“Nuk më intereson se çka i pëlqen, nëse ai do të hynte në një restorant ku jam unë- atëherë unë do të largohesha”, ka thënë ai, përcjell kp.

Përderisa De Niro dëshiron të ndalojë vizitat e Trump tani, presidenti në të kaluarën ka kaluar kohë në restorantet Nobu.

De Niro ka kritikuar ashpër Trumpin përgjatë kampanjës së tij presidenciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme