Robert Pattinson ka befasuar një fans të Batmanit me një dhuratë derisa po kryheshin xhirimet në Liverpool.
Ylli i cili do të luaj rolin kryesor në filmin “The Batman”, i ka shkruar 10-vjeçarit J.C pasi ky i kishte dërguar një vizatim të karakterit të tij, shkruan NME.
Djali i cili është me autizëm ka vizituar shesh-xhirimet e “Batmanit” çdo ditë me prindërit e tij. Nëna e tij i kishte kërkuar një radioje që ta ndihmonte t’ia dërgonte vizatimin e të birit tek ekipi i Pattinsonit.
Pas kësaj, Pattinson i dërgoi djalit dhurata që lidheshin me Batmanin, përfshirë një ‘Bat-makinë’ me një letër ku lexonte: “Vizatimi yt ishte i mrekullueshëm! Do të shihemi herën tjetër kur të jem në Liverpool”.
“The Batman” pritet të lansohet në vitin 2022.