Robert Berisha ka kënduar këngën e Norës në një emision.
Robert Berisha, vazhdon të jetë shumë i komentuar për jetën e tij personale dhe atë profesionale.
Që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi, Roberti ka vazhduar të jetë i përfolur, ndonëse e ka pranuar që edhe pas ndarjes ka raporte shumë të mira me Norën.
Madje i ftuar në emisionin e “Soirée”, Berisha ka kënduar në versionin e tij një prej këngëve më të njohura të fundit të Norës.
Bëhet fjalë për këngën “Anna” të cilën Nora e ka sjell në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe u dedikohet femrave që hyjnë mes çifteve.
Ai ka kënduar live me orkestër versionin e tij të kësaj kënge, e cila mesa duket u ka pëlqyer audiencës.