Roberto Carlos ka vendosur të bëhet trajner i Jugut të Melburnit, nëse skuadra fiton një vend në Australian A- League për sezonin 2018/19.
South Melbourne janë të përgatitur për të luajtur në ndeshjen e nivelit të dytë, para se të shpresojnë inkuadrimin në A-League.
Legjenda braziliane ka dy vite që nuk ka menaxhuar skuadër, që nga largimi i tij prej skuadrës Delhi Dynamos.
“Ideja ime është për të ardhur këtu dhe për të fituar. Nëse unë shkoj te një klub, sigurisht që kam plane të gjata të projektit që sjell fitoret. Melborune duhet të jetë referencë për futbollin australian”, ka thënë Carlos.
Përveç Dynamos, 44-vjeçari ka qenë edhe menaxher i tri skuadrave: Sviasspor, Akhisar Belediyespor dhe Anzhi Makhachkala.