Robin Krasniqi kërkon ta sfidojë Kampionin e Botës

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 14:33 | Nga

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi dëshiron të arrij majat e boksit botëror në peshat super të mesme.

31 vjeçari pasi u shpall kampion i Evropës muaj më parë tashmë synon titullin e Botës.

 

 

Junikasi përmes një postimi në Instagram i ka kërkuar kampionit të WBA,  Rocky Fielding një duel gjatë këtij viti.

“Hej Rocky Fielding, ju fituat titullin e Botës në Gjermani, por nëse mendoni se jeni bërë me Gjermaninë atëherë jeni gabim! Si kampion i tanishëm europian i EBU-së, tani do të doja të ktheja Titullin Botëror në Gjermani dhe këtu unë ju sfidoj zyrtarisht për të luftuar! Le të bëjmë meçin këtë vit! Jam gati dhe unë do ta mposht Rockyn qart!”, ka shkruar Krasniqi.

Fielding është 30 vjeçar dhe ka zhvilluar 28 ndeshje duke fituar 27 (15 me KO) dhe vetëm një e ka humbur.

Ai u shpall kampion i Botës në pesha super të mesme pasi mposhti gjermanin Tyron Zeuge.

https://www.instagram.com/p/Bl2qSX0gi1k/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

v

Të ngjashme