Robotët e hakuar mund të na vrasin

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 13:31 | Nga

Kriminelët mund t’i eksploatojnë të metat e robotëve duke e marrë kështu kontrollin e këtyre makinave nëpër shtëpi dhe vende të punës.

Hulumtuesit kanë gjetur një numër gabimesh në robotët ekzistues për të cilët thonë se mund të përdoren nga kriminelët për t’i lënduar pronarët e këtyre robotëve, shkruan The Independent.

Kompania për siguri kibernetike IOActive i testoi sistemet operative dhe softuerët tjerë në mënyrë që t’i identifikojë afro 50 të meta nga kompanitë si Soft Bank Robotics, UBTECH Robotics Robotis, Universal Robots etj.

“Robotët e komprometuar mund t’i lëndojnë anëtarët e familjes dhe kafshët shtëpiake me lëvizje të papritura dhe të befasishme, pasi që robotët e hakuar mund t’i shmangin masat e sigurisë të cilat ua kufizojnë lëvizjet”, thuhet ndër të tjera në studim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme