Roboti mjekësor që mund të gëlltitet

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 14:37 | Nga

Me shumë mundësi nuk e keni provuar si shijon një robot?

Por ky që shihni në foto është ndërtuar i tillë që të mund të futet në trupin e një pacienti për të monitoruar, për të mbyllur plagë të brendshme apo për të gjurmuar një objekt të huaj, dhe pastaj të tretet në stomak si një ushqim i zakonshëm.

Një skuadër studiuesish nga Insituti i Teknologjisë në Massachusetts, kanë propozuar ndërtimin e këtij roboti të vogël, i cili mund ta kryejë detyrën e tij shumë mirë brenda trupit pa u shqetësuar për ta nxjerrë atë përsëri jashtë.

Dizajni i tij është frymëzuar nga origami, arti i palosjes së letrave. Roboti ngjan me një strukturë fizarmonike dhe një magnet i vogël në të i cili lejon që të kontrollohet nga një fushë e jashtme magnetike.

“Çdo njësi përbërëse e robotit është tërësisht organike dhe mund të tretet kollaj nga organizmi i njeriut,” thonë studiuesit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme