Trajneri i ri i Leicesterit, Brendan Rodgers raportohet se do të ketë në dispozicion rreth 233 milionë euro për ta përforcuar skuadrën, raporton The Sun.
Këtë shumë të buxhetit raportohet se ai e ka në dispozicion për tre vitet e ardhshme, aq sa është edhe kontrata e tij me klubin anglez, transmeton Koha.net.
Ish-menaxheri i Liverpoolit dhe Celticut top synim për afatin kalimtar të verës e ka sulmuesin e Bournemouthit, Callum Wilson.