Sulmuesi i Leeds Unitedit, spanjolli Rodrigo po dëshiron të largohet nga skuadra angleze në fund të këtij edicioni. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se Rodrigo nuk ka arritur të adaptohet në Angli dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga klubi.
Në fakt, Rodrigo është blerja rekorde e Leedsit për 40 milionë euro kur e transferuan nga Valencia në verën e vitit të shkuar. Rodrigo 30-vjeçar ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim në 30 ndeshje në Premier League.